Pamjet e rrjedhura e shfaqin vetëm pjesën e përparme, por ditëve në vijim mund të shohim edhe pjesë të tjera
Modeli i ri DBS Superlaggera është gati për prezantim, vetëm se nuk dihet kur do të ndodhë, transmeton Telegrafi.
Por, një imazh që ka rrjedhur në Instagram, tregon se modeli është përfunduar dhe shumë shpejtë mund ta shohim në tërësi.
Deri më tani, kjo makinë nga Aston Martin është prezantuar në një ceremoni private, ku është shkrepur edhe fotografia.
Në shikim të parë, vërehet platforma e huazuar nga DB11, me kombinime nga Vantage.
Grilli gjigant, tregon se i nevojitet një motor i madh për ta ftohur, ndërsa shihet se edhe kapaku është shumë i gjerë.
Bazuar në përvojat e mëhershme, kur rrjedh një fotografi, pasohet nga të tjera në ditët në vijim, ndërsa nuk shmanget mundësia se do të ketë edhe ndonjë prezantim të papritur.
Ky model i prodhuesit britanik Aston Martin, është kundërpërgjigje ndaj Ferrari 812 Superfast, që lansohet gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/