Site icon Telegrafi

Asteroidi i emërtuar si 7482 kaloi pranë Tokës – planetit tonë sërish do t’i afrohet në vitin 2105

Asteroidi i madh më së afërmi Tokës ka qenë sonte në ora 22:51. Asteroidi është parë në veri të yjësisë së Andromedas. Asteroidi u caktua si 7482 (1994 PC1).

Asteroidi vlerësohet se ishte rreth 2.5 herë më i gjatë se Empire State Building në New York. Sipas NASA-s, asteroidi kishte një diametër prej 1052 kilometrash dhe një periudhë rrotullimi prej rreth 2.6 orë.

Agjencia hapësinore e klasifikoi atë si një asteroid potencialisht të rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij dhe fluturimit relativisht të afërt rreth planetit tonë.

Gjatë pranverës, asteroidi pranë planetit tonë do të jetë 1.98 milion kilometra. Është një asteroid i zbuluar nga astronomi australian, Robert McNaught në vitin 1994, i cili bëri një rreth të plotë rreth Diellit në një vit e shtatë muaj.

“Udhëtari i madh në hapësirë” mund të vëzhgohet edhe me një teleskop bazë çdo 47 vjet. Herën tjetër që do të jetë afër Tokës është në vitin 2105.

Asteroidi po lëviz me një shpejtësi prej 70,515 kilometra në orë ndërsa në qiellin e natës është dukur si një yll që xhiron, raporton cnn.

Ndryshe, ky nuk do të jetë asteroidi më i madh ndonjëherë që ka kaluar  pranë Tokës. Ky nder i takon asteroidit 3122 Florence (1981 ET3), i cili fluturoi pranë dhe humbi përplasjen me Tokën më 1 shtator 2017.

Ai asteroid vlerësohet të jetë midis 2.5 milje dhe 5.5 milje i gjerë dhe do të bëjë një tjetër kalim më 2 shtator të vitit 2057. NASA e përshkroi 7482 (1994 PC1) si “madhësia e urës”. /Telegrafi/

Exit mobile version