Pas barazimit pa gola nga Sassuoli, Interi ka humbur tani nga Torino në Serie A me rezultat 1-0.
Ishte një lojë e balancuar, kryesisht e luajtur në mesfushë nga të dy skaudrat.
Rastin e parë për gol në ndeshje e kishin mysafirët, por Lautaro Martinez nuk arri të shënojë nga afërsia në minutën e pestë. Maruo Icardi provoi në minutën e 20-të, ashtu si Simone Zaza (25′) i Torinos më vonë.
Goli i vetëm në takim u shënua në minutën e 35-të, ishte Armando Izzo që shënoi me kokë në portën e Samir Handanovic.
Interi e filloi më mirë pjesën e dytë, fillimisht kërkoi golin me anë të Radja Nainggolan (69′) dhe pastaj me Matteo Politanos (74′).
Edhe pse mysafirët kërkuan golin deri në fund, vendasit u mbajtën mirë. Vlen të theksohet se nga minuta e 86-të zikaltirt ishin me një lojtarë më pak, Politano u përjashtua me karton të kuq.
Pas kësaj humbje skuadra e Luciano Sapllettit vazhdon në vendin e tretë me 40 pikë, Torino ngjitet në vendin e dhjetë me 30 pikë.
Në xhiron e radhës Interi do të përballet me Bolognan, kurse Toro me Spalin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ur5sMPczcIE