Alexandre Lacazette është përfshirë në situatën e tensionuar te Arsenalit, pas barazimit (2-2) të të dielës në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që vodhi kryetitujt e mediave sportive pas sjelljeve të tij kundrejt tifozëve në momentin e zëvendësimit.
Veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta të tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar edhe trajnerin Unai Emery, pasi skuadrës i shpëtoi nga dora fitorja, duke qenë se ishte në epërsi prej dy golash dhe në fund barazoi.
Një tifoz ka bërë një postim në Instagram ku e shan Xhakën për veprimin e tij, si edhe e kritikon trajnerin për dështimin e skuadrës.
Ndërsa këtë postim e ka pëlqyer futbollisti i Arsenalit, Alexandre Lacazette, i cili më pas ia ka hequr pëlqimin.
Natyrisht se ky veprim do t’i ngrejë tensionet ndërmjet dy bashkëlojtarëve dhe do të nxisë reagimin e trajnerit kundrejt sulmuesit francez, i cili pëlqen një kërkesë për shkarkimin e Emeryt. /Telegrafi/