Site icon Telegrafi

“Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi” – djali i Gilit flet për tatuazhin që ka poshtë syrit

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili dhe djali i saj, Redoni iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, si konkurrent i vetëm.

Gjatë një diskutimi me banorët, këngëtari është pyetur se çfarë fshihet pas tatuazhit që ai ka nën sy.

“E kam që 7 vjet. Notorious (famëkeq) shkruan. Kam qenë në Greqi duke studiuar. Edhe doja të merresha me muzikë. Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi, dhe se dija nga se më vjen”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/TikTok

Tutje theksoi: ‘Njëherë për të parë mos e kam hormonale, qëndrova 10 ditë pa bukë, veç ujë kam pi, për të parë mos më vjen nga ushqimi, por e kam patur gjenetike. E kam patur një fazë shumë rebele, gjaknxehtë, i shthurur, kam qenë shumë rebel“.

Hyrja e Gilit në një format si Big Brother ka befasuar të gjithë pasi që nuk pritej nga askush.

Lexo po ashtu Gili dhe djali i saj Redoni, hynë në shtëpinë e big Brother VIP Albania

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se cila do të jetë loja e tyre në shtëpi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version