Site icon Telegrafi

Asociacioni i Vrapimit Malor të Kosovës, ndan mirënjohje për bizneset që mbështetën maratonën “Shtegu i Shpresës”

Asociacioni i Vrapimit Malor të Kosovës (KTRA), ka ndarë mirënjohje për bizneset të cilat e kanë mbështetur organizimin e fundit të këtij Asociacioni, që ishte maratona nga Prekazi në Koshare, i titulluar “Shtegu i Shpresës”.

Maratona në fjalë ishte organizuar me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me datat 3 dhe 4 mars kishte organizuar vrapimin nga Prekazi në Koshare.

Në mesin e mbështetësve ka qenë edhe portal Telegrafi të cilit i janë ndarë mirënjohje dhe medalje për mbështetjen dhe pasqyrimin medial të këtij aktiviteti, duke i publikuar  të gjitha fazat e këtij aktiviteti, nga fillimi deri në fundin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version