Asociacioni MOST ka regjistruar një mori parregullsishë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këto parregullsi përfshihet mosndarja e shtetit nga partia, trysni ndaj administratës publike, keqpërdorimi i burimeve publike. Këto parregullsi janë regjistruar nga 15 tetori e deri më 20 nëntor.
Në këtë mbikëqyrje të fushatës zgjedhore kanë marrë pjesë 80 vëzhgues të shpërndarë në tërë territorin e vendit, ndërkaq janë analizuar 2025 raporte, nga të cilat kanë dalë parregullsitë e përmendura.
Në konferencën për shtyp, Asociacioni MOST përmendi edhe fillimin e parakohshëm të fushatës zgjedhore edhe në këtë rast, si në zgjedhjet e mëhershme./Telegrafi/