Site icon Telegrafi

Asnjëherë mos u ngatërroni me Zlatanin: Ibra ka goditur me shuplakë bashkëlojtarin që e kishte puthur në buzë

Andy van der Meyde ka zbuluar se si ai një herë mori një shuplakë nga Zlatan Ibrahimovic për puthjen në buzë që ia kishte bërë suedezi derisa ishte në gjumë.

Dyshja kaluan dy vjet së bashku në Ajax dhe Van der Meyde dukshëm i pëlqente të shante suedezin.

Holandezi tha në VTBL: “Kur ishim në Ajax, unë gjithmonë ulesha pranë Zlatanit në autobus”.

“Një herë kur ai ishte duke fjetur, unë pata prirje homoseksuale dhe e putha në gojë. Sekonda më vonë mora disa shuplaka”.

Ibrahimovic dhe Van der Meyde ishin te Ajaxi nga viti 2001 deri në 2003 para se ky i fundit të bashkohej me Interin.

Van der Meyde pastaj u transferua në Everton ku jeta e tij doli jashtë kontrollit përmes një cikli vicioz të problemeve personale dhe alkoolit.

Pasi u la i lirë nga Toffees në vitin 2009, Van der Meyde, dikur një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, gjithashtu fillo të merrte droga. /Telegrafi/

Exit mobile version