Telegrafi

Asnjë vrasje nuk ndodhi gjatë vitit 2018 në jug të Mitrovicës

Policia e Kosovës, drejtoria në jug të Mitrovicës ka bërë të ditur se përgjatë vitit 2018 ka pasur rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve tjera penale. Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm.

“Ndërsa në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018, nuk është shënuar asnjë rast i ‘vrasjes’ në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme Policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, shfrytëzon rastin të i falënderon gjithë qytetaret për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2018 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët edhe në ardhmen me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë –Mitrovicë mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike. /Telegrafi/