Telegrafi

Asnjë Volvo e re nuk mund të lëvizë më shpejt se 180 kmh

Volvo ka njoftuar se asnjë makinë e re nga kjo kompani nuk do të lëvizë më shpejt se 180 kilometra në orë. 

Makinat e prodhuara suedeze nuk do të lëvizin më shpejt. Ndërsa treshja gjermane (BMW, Mercedes dhe Audi) njoftojnë se nuk kanë ndërmend të kufizojnë shpejtësinë e automjeteve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne mendojmë se në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që dikush të drejtojë më shpejt se 180 km në orë. Të gjithë po flasin për rreziqet e shpejtimit dhe askush nuk po bën asgjë”, shpjegoi Malin Ekholm, drejtori i Qendrës së Sigurisë Volvo, në një intervistë për Autocar.

Kompania Volvo mendon se edhe sot kënaqësia e drejtimit mund të arrihet në mënyra të tjera sesa domosdoshmërisht me makina që shkojnë më shpejt se 200 km në orë. /Telegrafi/