Site icon Telegrafi

Asnjë qëndrim zyrtar nga Qeveria, për telefonatën apo takimin e mundshëm Zaev-Tsipras

Qeveria e Maqedonisë nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me realizimin bisedës së mundshme telefonike ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev e Alexis Tsipras.

Zëdhënësi Mile Boshnjakovski nuk dha asnjë saktësi se deri ku është arritur me bisedimet, ose me takimin e mundshëm të ri Zaev-Tsipras.

Ai vetëm se theksoi se Qeveria mbetet në ato që thotë në mënyrë zyrtare, dhe se nuk përfshihen në spekulimet që dalin në media./Telegrafi/

Exit mobile version