Site icon Telegrafi

“Asnjë ministre nuk do të përfshihet në ndryshimet që do të ndodhin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”

Kryeministri Zoran Zaev në tribunën kushtuar për dyvjetorin e formimit të Qeverisë, tha se me rikonstruimin që do të bëhet tani, nuk do të përfshihen gratë që janë në pozitat e ministrave.

Duke u përgjigjur pyetjet e të pranishmëve, Zaev tha se rikonstrum për gratë nuk do të ketë, për arsye se janë pak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev gjithashtu nuk tha nëse numri i ndryshimeve të mundshme do të rritet.

Lexo po ashtu Zaev: Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk është i mjaftueshëm Raporti, ata presin nga Evropa ta përmbushë detyrën e vet

Tani, në Qeverinë e përbëjnë 26 anëtarët, në poste ministrore janë katër gra, ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska./Telegrafi/

Exit mobile version