Site icon Telegrafi

‘Asnjë i mbijetuar’ nga rrëzimi i aeroplanit të linjës ajrore të Etiopisë

Rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 Max-8 të linjës ajrore 'Ethiopian Airlines' | Foto: Ethiopian Airlines

Një avion i Ethiopian Airlines u rrëzua pak pas ngritjes nga Addis Abeba, duke vrarë të gjithë anëtarët në bord.

Ethiopian Airlines tha se 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit besohet se ishin në fluturimin ET302 dhe në bord ishin 32 kenianë, 18 kanadezë, 8 amerikanë dhe 7 shtetas britanikë.

Rrëzimi ndodhi në ora 8:44 sipas kohës lokale, apo gjashtë minuta pasi avioni Boeing 737 Max-8 u ngrit dhe ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë me 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed në një postim në Twitter kishte shprehur ngushëllimet për këtë aksident. /Telegrafi/

Exit mobile version