Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke e shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Sacrifice”.
Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe ka filluar të renditet lart në top listat britanike dhe ato amerikane.
Bebe Rexha u shfaq mjaft “e ashpër” në klipin e këngës së re, duke sjell një performancë provokuese aq sa edhe “të frikshme”, ku në disa skena të klipit shfaqej e mbuluar me gjak.
Në një prej skenave më të egra, artistja shqiptare shfaqet me dhëmbët a vampirit, duke kafshuar një mashkull kinse për ta helmuar atë – ashtu siç edhe thonë mitet mistike të legjendave me vampirë.
E si për të qetësuar fansat e saj dhe për të bërë shaka pak me ta, Bebe Rexha publikoi të martën një video nga xhirimet e klipit në Instagram, ku shfaqeshin pikërisht momente nga xhirimet e kësaj skene.
“Asnjë mashkull nuk është lënduar gjatë bërjes së kësaj videoje”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.
“Sacrifice” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri të shqiptares, i cili do të dalë në shitje këtë vit.
Para “Sacrifice”, Bebe Rexha kishte publikuar një tjetër këngë hit nga albumi në ardhje, të titulluar “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat. /Telegrafi/