Site icon Telegrafi

“Asnjë institucion në Kriva Pallankë nuk do të jetë pa dru për ngrohje”

“NP Pyjet e Maqedonisë në kohë ka siguruar dru për ngrohje për gjitha shkollat dhe institucionet tjera në Kriva Pallankë, pasi zyra e NP Pyjet e Maqedonisë në Kriva Pallankë, ka dorëzuar dokumente për pjesëmarrje në thirrjen publike për furnizim me dru për ngrohje Komunën e Kriva Pallankës”, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ministria theksojnë se ata nuk kanë ingerenca të japin urdhëra lidhur me furnizimin e druve për ngrohje, e as të ndikojë në tenderët për furnizim.

“Kjo është nën kompetenca të NP Pyjet e Maqedonisë, ndërsa Ministria e Bujqësisë, si institucion i cili bashkëpunën me ndërmarrjen publike, është në komunikim të vazhdueshëm me atë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, si reagim ndaj akuzave nga ana e kryetarit aktual të Komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski dhe kandidat i OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet e 15 tetorit./Telegrafi/

Exit mobile version