Site icon Telegrafi

Asnjë aeroplan nuk ateroi, e as nuk fluturoi për një orë në Kosovë

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, sot kanë mbajtur grevë një orëshe për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në ligjin për pagat.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar se të enjten do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Lexo po ashtu Grevë një orëshe e kontrollorëve të trafikut ajror

Greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.

Artan Hasani, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, ka thënë se greva do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai.

Hasani bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.

Po ashtu, ai ka ftuar presidentin që të mos e dekretojë ligjin për paga. /Telegrafi/

Exit mobile version