Kristjan Asllani u fut në lojë në pjesën e dytë ndaj Moldavisë në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2-0.
Ai foli pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur për fitoren e Shqipërisë, ndërsa lavdëroi Keidi Baren dhe Ylber Ramadanin për lojën e zhvilluar.
“Po e prisnim këtë ndeshje, jemi të lumtur për tri pikët dhe tifozët. Unë doja të isha nga minuta e parë sot, zgjedhjet i bën trajneri. Bare dhe Ramadani sot kanë bërë shumë mirë. Rëndësi kanë tri pikët, i arritëm, për gjërat e tjera nuk ka problem”.
Ai tutje shtoi se nuk mendon të largohet nga Interi si huazim, duke thënë se ka mësuar shumë nga lojtarët me emër në këtë klub.
“Jam rritur shumë duke mësuar nga Brozovic dhe Calhanoglu dhe nuk ka shanse që unë të largohem nga Interi”, ka thënë Asllani.
Mesfushori edhe pse nuk kishte minuta të shumta, tek Interi janë të bindur për kualitetet që ai zotëron. /Telegrafi/