Telegrafi

Asllani flet për golin e parë me Shqipërinë dhe super pasimin tek goli i parë

Kristjan Asllani ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Shqipëri-Armeni (2-0).

Mesfushori i Interit dhuroi spektakël me pasimet e tij, si te goli i parë i shënuar nga Xhuliano Skuka.

Në minutën e 63’ gjeti golin e parë kuqezi falë një penalltie të ekzekutuar saktë, teksa pas ndeshje u prononcua për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport.

“Goli? Emocion shumë i bukur të shënosh me Kombëtaren, është ëndrra e çdo fëmijë, por gjëja kryesore sot ishte fitorja”.

“Kishim shumë kohë që nuk fitonim. Unë gjithmonë dua të luaj, por zgjedhjet i bën trajneri”.

“Skema e njëjtë si tek Interi? E kam qejf shumë atë top, i thashë Skukës që të nisej pas linjës sa herë të kishte mundësi”.

“Më pëlqen një pasim i tillë, jam i lumtur edhe për Skukën që realizoi golin e parë me Kombëtaren”, deklaroi Asllani. /SuperSport/