Site icon Telegrafi

Asllani: Doja të luaja më shumë, por i respektoj zgjedhjet e trajnerit

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje befasuese në Air Albania nga Izraeli me rezultat 1-2.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen ku dominuan dhe realizuan madje edhe golin e epërsisë, por mysafirët përmbysën gjithçka në 45 minutat final të takimit.

Njëri nga talentët më të mëdhenj të Shqipërisë, Kristijan Asllani ka bërë ndeshjen e tij të parë me kuqezinjtë si titullar. Ai pas ndeshjes ka thënë se donte të luante më tepër, por i respekton zgjedhjet e trajnerit.

Ndeshja e parë si titullar, a prisje të luaje më tepër? “Normal që doja të luaja më tepër, nuk bëra një ndeshje të mirë dhe e di. Nuk kisha shumë hapësirë dhe ishte e vështirë, trajneri e zgjodhi kështu dhe nuk ka gjë”.

Pjesa e dytë? “Duhet të punojmë në aspektin psikologjik, t’i shohim gabimet dhe të kërkojmë të paraqitemi më mirë në ndeshjet e tjera”.

Ndjeheni komod me zgjedhjet e trajnerit? “Ato i zgjedh trajneri dhe ne duhet ta dëgjojmë trajnerin e të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Asllani. /Telegrafi/

Exit mobile version