Albinen duket si një fshat malor nga ndonjë album fotografish. Ai gjendet në një lartësi prej 1300 metrash dhe shtrihet në një shpat malor që e rreh dielli. Në pamje të parë duket se aty çdo gjë është në rregull. Por. problemi është se në këtë fshat jetojnë sot vetëm 241 vetë, vetëm 25 nën 20 vjeç.
Banorët e këtij fshati kanë nisur një nismë për të tërhequr të rinjtë. Sipas planeve të banorëve të fshatit, ata që vijnë të jetojnë në këtë fshat marrin një shpërblim në të holla. Kështu, një familje me katër anëtarë mund të marrë deri në 70 mijë franga (rreth 60 mijë euro). Por, për këtë nismë pritet të votohet në një referendum.
Ky lajm mori dhenë nga SHBA-ja në Meksikë, Spanjë, Kroaci, Vietnam… Pasi disa media bulevardeske shkruan për këtë ide, Komuna e fshatit u bombardua me rreth 3,000 kërkesash me e-mail, SMS, Whatsapp apo Facebook, tregon kryetari i komunës Beat Jost.
“Problemi në të gjithë këtë histori është se mediet e kanë pasqyruar projektin në mënyrë të shtrembëruar”, thotë Beat Jost, i cili është vetë gazetar. “Kjo ka bërë që shumë njerëz që janë në kërkim të një perspektive të re jetese, të ëndërrojnë për të ardhur në fshatin tonë. Por, fjala është për një nismë, e cila ende nuk është aprovuar nga referendumi”!
Po ashtu, në media nuk është shkruar as edhe shpërblimi lidhet me kushtet e caktuara, se ata që vijnë duhet të jenë nën 45 vjeç. Po ashtu ata që përzgjidhen duhet të jetojnë të paktën 10 vjet në Albinen, ndryshe duhet ta kthejnë shpërblimin dhe të investojnë në fshat të paktën 200 mijë franga (rreth 170 mijë euro). Pos kësaj, duhet që të huajt që duan të vendosen në Albinen të kenë vizën C.
Pra, nga 3000 prej atyre që kanë bërë deri tani kërkesë askush nuk i plotëson kushtet.
Videon mund ta shihni: KËTU. /DW/Telegrafi/