Telegrafi

Askush s’po e beson sondazhin e Vetëvendosjes (Video)

Një sondazh partiak i publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkaktuar reagimin e partive opozitare dhe analistave në vend.

Ahmeti Isufi nga AAK-ja dhe Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën e kanë quajtur si të porositur dhe pa ndikim këtë sondazh. Ndërsa analisti Bajrush Morina është shprehur se ky sondazh nuk vlen as në fshatin e Dardan Molliqajt.

Dardan Molliqaj është shprehur se nga ky sondazh PDK-ja del e dyta, ndërsa AAK-ja para AKR-së së Pacollit dhe NISMA për Kosovën do ta ketë të vazhtirë ta kalojë pragun. Por, ky sondazh është vlerësuar si i porositur nga partitë dhe analistët politikë.

Nënkryetari i AAK-së Ahmeti Isufi e ka kundërshtuar këtë sondazh të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se në realitet AAK-ja nuk është me shifrat e këtij sondazhi. Ai thotë se tani është koha e sondazheve por ata parti që bëjnë sondazhe të manipuluara e pësojnë.

Kurse, Valdete Bajrami deputete nga NISMA për Kosovën është shprehur për Tribuna Channel se ky sondazh nuk do të ketë asnjë ndikim te qytetarët. Ajo ka nënvizua se Vetëvendosje përgjigjen do ta marrë siç e mori në Komunën e Drenasit.

Analisti Bajrush Morina thotë se këto sondazhe tregojnë se që tani ka filluar fushata zgjedhore dhe se këto sondazhe kanë ndikim në opinion. Ai është shprehur se ky sondazh nuk del fitues as në fshatin e Dardan Molliqajt.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Kosovës por nuk ka marrë pjesë në asnjë qeveri. /Tribuna/