Site icon Telegrafi

Askush si Ramos në histori të La Ligas kur vjen puna te kartonët e kuq

Ramos, Casemiro dhe Carvajal mungojnë në ndeshjen e ardhshme

Real Madridi barazoi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 0-0 dhe nga minuta e 86-të ishte pa Sergio Ramosin.

Kjo pasi spanjolli mori kartonin e dytë të verdhë në takim dhe kështu u detyrua të lë fushën para kohe.

https://www.youtube.com/watch?v=VKlYuVbFxiM

Me këtë rast kapiteni i Los Blancos ka vendosur rekord në historinë e La Ligas, me 19 kartonë të kuq ai është lojtari me më së shumti përjashtime në kampionatin elitar spanjoll.

Ndërsa, në të gjitha garat për Real Madridin ai është përjashtuar 24 herë.

Lexo po ashtu Bilbao 0-0 Real, notat e lojtarëve (Foto)

Me këtë rast Ramos, së bashku me Casemiron dhe Dani Carvajal do të mungojnë ndaj Sevillas.

Aktualisht Reali renditet në vendin e katër në tabelë me 28 pikë, aq sa Sevilla. Tabelës i prinë Barcelona me 36 pikë, e ndjekur nga Valencia me pesë më pak dhe Atletico me gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version