Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku po vazhdon shkëlqimin dhe vendosjen e rekordeve të reja në kampionatin italian, Serie A.
Interi është afër të shpallet kampion i Serie A për sezonin 2020/21, pasi i nevojitet vetëm një humbje ose një barazim në ndeshjen e Atalantas ndaj Sassuolos.
Njëri nga më meritorët për këtë sukses të Interit dhe fitimin e Scudetton në Serie A, padyshim se është sulmuesi belg, Lukaku.
Lukaku ka qenë i papërmbajtshëm këtë sezon te Interi dhe me golat e asistimet e tij ka qenë vendimtar në shumë ndeshjes.
Sulmuesi belg gjithashtu ka arritur të vendos rekorde të reja në Serie A, pas numrave të tij të frikshëm.
⚽ 21 goals
🅰️ 10 assistsThe King of Milano. 👑#InterStats 📊 pic.twitter.com/mpgPhiX3jF
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 2, 2021
Ai është lojtari i parë që shënon mbi 20 gola dhe dhuron mbi 10 asistime në një sezon të vetëm në Serie A.
Këto statistika janë nga faqja e specializuar Opta, që kur kjo e fundit filloi të mbledhë këto të dhëna (nga 2004/05). /Telegrafi/
20+10 – Romelu Lukaku is the first player able to score 20+ goals and deliver 10+ assists in a single Serie A season since Opta started to collect this data (since 2004/05). Polyhedric.#CrotoneInter pic.twitter.com/n7KceOGd0X
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 1, 2021