Site icon Telegrafi

Askush si La Liga, Liga Premier vetëm mund t’i ëndërrojë këto rezultate

Kampionati spanjoll mund të ndjehet krenar për punën e ekipeve në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katër ekipet që përfaqësojnë La Liga-n në këtë garë kanë marrë 32 pikë nga 36 të mundshme, 10 fitore dhe dy barazime, 26 gola të shënuar nga 5 kundër.

Në krahasim me Ligën Premier, që konsiderohet si kampionati më i fuqishëm, ekipet angleze kanë marrë 24 pikë nga 36 të mundshme, teksa vetëm Leicester City, ka marrë pikët e plota.

Barcelona ka marrë nëntë pikët e mundshme duke mundur skuadra si Manchester City, Borussia Moenchegladbach dhe Celtic.

Tri ndeshje 9 pikë për Barcelonën

Në anën tjetër edhe Atletico me një grup shumë të vështirë ka marr pikët e plota. Atleticoka mposhtur Bayern Munichi, PSV-në dhe Rostovin.

Skuadër që vështirë t’i shënosh gol e lera ta mundësh

Real Madridit i kanë ikur dy pikë. Mbretërit kanë barazuar me Borussia Dortmundin dhe kanë fituar me Sportingun dhe Legian.

Një barazim me Borussian

Edhe Sevilla ka humbu dy pikë, duke barazuar me Juventusin. Andulizanët kanë fituar me Dinamon dhe Lyonin. /Telegrafi/

Barazim me Juven pa gola
Exit mobile version