Telegrafi

Askush si Dybala në shekullin XXI në Serie A

Paulo Dybala vazhdon të mahnitë të gjithë me paraqitjen e tij në këtë fillim sezoni në Serie A.

Ai ka shënuar edhe në derbin ndaj Torinos duke i dhënë Juventusit epërsinë në 1-0.

Ky ishte goli i nëntë i ‘La Joyas’ këtë sezon në gjashtë takime.

Lexo po ashtu Dybala: Unë dhe Messi jemi të ndryshëm

Këtë fillim fantastik nuk e ka pasur asnjë lojtar në Serie A  në gjashtë ndeshjet e para gjatë shekullit XXI.

Dybala tani ka shënuar 14 gola nga jashtë zona e rreptësia, shifër me e madhja se e çdo lojtari në kampionatin italian nga sezoni 2013/14.

Në rast të fitores Juve do vazhdojë së bashku me Napolin në krye të tabelës me 18 pikë nga gjashtë javë.

Pas Dybalas me gola në Serie A vijnë edhe Edin Dzeko, Mauro Icardi, Ciro Immobile dhe Dries Mertens me nga gjashtë.

Vlen të theksohet se në total argjentinasi ka shënuar 11 gola këtë sezon për Zonjën e Vjetër në të gjitha garat. /Telegrafi/