Paulo Dybala vazhdon të mahnitë të gjithë me paraqitjen e tij në këtë fillim sezoni në Serie A.
Ai ka shënuar edhe në derbin ndaj Torinos duke i dhënë Juventusit epërsinë në 1-0.
Ky ishte goli i nëntë i ‘La Joyas’ këtë sezon në gjashtë takime.
Këtë fillim fantastik nuk e ka pasur asnjë lojtar në Serie A në gjashtë ndeshjet e para gjatë shekullit XXI.
Dybala tani ka shënuar 14 gola nga jashtë zona e rreptësia, shifër me e madhja se e çdo lojtari në kampionatin italian nga sezoni 2013/14.
Në rast të fitores Juve do vazhdojë së bashku me Napolin në krye të tabelës me 18 pikë nga gjashtë javë.
Pas Dybalas me gola në Serie A vijnë edhe Edin Dzeko, Mauro Icardi, Ciro Immobile dhe Dries Mertens me nga gjashtë.
Vlen të theksohet se në total argjentinasi ka shënuar 11 gola këtë sezon për Zonjën e Vjetër në të gjitha garat. /Telegrafi/
Dybala is UNREAL this season! https://t.co/GhTRRxONnJ
— chuboi 🇳🇬🇨🇦 (@ChuBoi) September 23, 2017