Site icon Telegrafi

Askush si Allegri për rotacion në formacion – i pari në Itali dhe Evropë

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri është i vendosur për të arritur një rekord të madh sot, pasi ai do të përdorë formacionin e 38-të të ndryshëm me Juventusin në 38 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Zonja e Vjetër do të luaj në sot (e diel) në mbrëmje ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në udhëtim te tyre te Sampdoria nga ora 18:00.

Trajneri italian Allegri ka përdorur idenë e rotacionit të skuadrës këtë sezon më shumë se kurrë dhe do të përfundojë sezonin duke mos përsëritur asnjëherë formacionin e njëjtë titullar.

Lexo po ashtu Agnelli: Morëm vendimin e përbashkët me Allegrin, ai ka shkruar historinë e Juventusit

Me fjalë tjera, Allegri do të përdor 11-shen e 38-të ndryshe këtë sezon, ndërsa gjatë pesë viteve të tij në krye të Juventusit, italiani ka përdorur 185 formacione të ndryshme në 190 ndeshje të Serie A.

Ky rotacion i është paguar me sa duket, sepse Juventusi i tij fitoi 142 nga 189 ndeshje deri më tani, në mënyrë efektive tre nga katër përfundonin në fitore.

Lexo po ashtu Milani kontakton Allegrin

Gjithashtu ky është rekordi më e mirë se çdo trajner tjetër gjatë pesë viteve të fundit në pesë ligat e mëdha të Evropës.

Ndryshe, Allegri pas ndeshjes së sotme do të largohet nga Juventusi, ndërsa skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk mungojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version