Princi Harry dhe Megan Markle janë fotografuar për herë të parë së bashku që prej momentit kur u zbulua se janë në lidhje.
Çifti i famshëm është parë natën e kaluar, ndërsa po shkonin në një shfaqje në teatrin West End të Londrës.
Ata po i përcillte për së afërmi vetëm një anëtar i rojeve mbretërore, transmeton Telegrafi.
Revista “The Sun” publikoi fotografi paparacë, ndërsa raporton se momentin e fundit Harry vendosi të shkojë të shikojë një shfaqje në teatër.
Kujtojmë se prej Torontos Megan ka mbërritur të hënën në mëngjes në Londër. Ajo po qëndron në një hotel, i cili është në pronësi të familjes mbretërore britanike. /Telegrafi/
We finally have the first photo of #PrinceHarry & #MeghanMarkle together thx to @TheSun ❤️ pic.twitter.com/HIyUYngW1J
— Meghan’s Fashion (@meghansfashion) December 14, 2016