Site icon Telegrafi

“Askush nuk na dëgjon”, Kounde i shtohet listës së lojtarëve që ankohet për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Jules Kounde është bërë një nga lojtarët e fundit që ka shprehur mbështetjen e tij për një grevë të mundshme të lojtarëve shkaku i shumë ndeshjeve brenda një sezoni.

Lojtarët janë të shqetësuar se mund t’u duhet të luajnë 70 ndeshje në sezon me Ligën e Kampionëve të zgjeruar dhe një Kupën e Botës për për Klube me 32 ekipe.

Kështu, një seri lojtarësh janë ankuar tashmë rreth tretmanit ndaj tyre dhe i fundit është ylli i Barcelonës, Kounde.

“Jam dakord me atë që tha Rodri”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Barcelonës, duke përmendur mesfushorin e Manchester Cityt që e ngriti temën i pari.

“Kalendari po zgjatet, ka gjithnjë e më shumë ndeshje, më pak kohë për të pushuar dhe më shumë lëndime”.

“Lojtarët janë ankuar për tre ose katër vjet, por askush nuk na dëgjon. Do të vijë një kohë kur do të duhet të bëjmë grevë”.

 

“Tani, me Kupën e Botës për Klube, do të ketë më shumë ndeshje dhe ne mund të luajmë rreth 70 në vit dhe kjo është çmenduri”, përfundoi Kounde.

Ndryshe, Barcelona do të mungoj në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version