Telegrafi

“Askush nuk mund të të thyejë” – Xhensila Myrtezaj me një tjetër postim thumbues?

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që këtë periudhë ka qenë në vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, bukuroshen e njohur e cila u përfol tejet shumë për ndarjen nga Bes Kallaku.

Derisa po komentohet për ndarjen e tyre, ata po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, e herë edhe duke ‘thumbuar’ njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë aktori e këngëtari që ka sjellë së fundmi një projekt të ri të quajtur “Mosmirënjohja”, për të cilin u tha se ia ka dedikuar ish-bashkëshortes.

Lexo po ashtu E përkushtuar në masë të madhe ndaj palestrës, Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese teksa bën akrobacione të ndryshme

Artistja në anën tjetër solli një video të re me një fustan shkëlqyes, me anë të të cilës ka përcjell edhe një mesazh.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, u shpreh ajo.

Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka dhe djalin Amen. /Telegrafi/