Telegrafi

Askush nuk mund ta ndalë këtë Liverpool në Ligën Premier, fiton me spektakël ndaj Leicester dhe marshon drejt titullit

Roberto Firmino e Jurgen Klopp. (Foto: Alex Pantling/Getty Images)

Liverpooli ka marr një fitore të madhe ndaj Leicester Cityt në kuadër të Ligës Premier, duke fituar si mysafir me rezultat 4-0.

Kjo fitore e afron drejt titullit kampion që prej shumë vitesh ëndërrohet nga tifozët e klubit.

Të besauarit e Jurgen Klopp e arritën fitore, duke dominuar nga fillimi deri në fund, por që golat e sigurisë erdhën në pjesën e dytë.

Liverpooli kishte disa raste deri sa erdhi te goli, por Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk ishin të saktë.

Sadio Mane në aksion (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Por për ta pritur golin u desh një harkim i Trent Alexander-Arnold për Roberto Firminon që shënoi për 1-0 në minutën e 31.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me Leicesterin që nuk mund te bënte asgjë.

Caglar Soyuncu dhe Naby Keita (Foto: Alex Pantling/Getty Images)

Në pjesën e dytë në momentin që Dhelprat u hapën pak, The Reds nuk i ndalën golat.

Në minutën e 72-të, Liverpooli mori një penallti, ku në gol e ktheu James Milner për 2-0.

James Milner . (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Pas dy minutash dyshja Alexander-Arnold dhe Firmino, sërish në aksion me brazilianin që shënon një gol shumë të bukur për 3-0.

Në fund ishte radha e Alexander-Arnoldi cili mori një pasim nga Mane dhe e ktheu në gol në minutën 78-të  për 4-0.

Trent Alexander-Arnold . (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Pas këtij goli ra edhe loja, pasi Liverpooli e ruajti epërsinë.

Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 52 pikëve, pas 18 ndeshjeve, duke e lënë pas Leiceserin me 39 pikë, 13 më pak. /Telegrafi/