Telegrafi

Askush nuk ka qenë favorit më i madh në finalen e Ligës së Kampionëve se sa Manchester City

Manchester City dhe Inter do të luajnë në Stamboll nga ora 21:00 finalen e Ligës së Kampionëve dhe skuadra angleze hyn në ndeshjen e fundit të sezonit si favorit i madh.

Koeficienti në baste për Manchester Cityn të bëhet kampion i Evropës për herë të parë është vetëm 1.25, ndërsa koeficienti për titullin e katërt të Interit është 4.00.

Koeficienti që Man City të zgjidh ndeshjen në 90 minuta është 1.50, ndërsa për Interin rreth 7.

Në 19 sezonet e fundit që kur ekzistojnë shënimet për rekorde, askush nuk ka qenë favorit më i madh në finalen e Ligës së Kampionëve se Man City.

Deri më tani, favoriti më i madh ishte Barcelona kundër Juventusit në vitin 2015. Shanset që Messi dhe kompania të fitonin garën ishte rreth 1.30. Në fund, Barcelona justifikoi rolin e favoritit dhe fitoi 3-1, edhe pse fusha tregoi që nuk ishte edhe aq favori i madh.

Lexo po ashtu Sheikh Mansour do ta ndjek finalen nga stadiumi – kjo është vetëm ndeshje e dytë për pronarin e Man Cityt që përcjell klubin nga afër

Surprizën më të madhe në finale e ka bërë Chelsea, e cila fitoi si mysafir kundër Bayern Munich në vitin 2012. Shanset për klubin londinez ishin atëherë 3.00. /Telegrafi/