Telegrafi

“Askush nuk e do më Kevin Spaceyn”

Xhirimi i sezonit të gjashtë dhe të fundit të serisë “House of Cards” do të fillojë vitin e ardhshëm, por pa yllin kryesor, aktorin Kevin Spacey, i cili u përball me një sërë akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Sezoni i fundit i serisë “House of Cards” do të ketë tetë episode.

Xhirimi fillon në fillim të vitit të ardhshëm, por pa Kevin Spacey, i cili ka qenë në mes të skandalit të Hollywoodit muajin e kaluar, transmeton KP.

“Xhirimi fillon në vitin 2018, por pa Spacey,” tha një zëdhënës i kompanisë filmike.

Seria ndjek jetën dhe karrierën e politikanit amerikan Franko Underwood, rolin e të cilit e luajti Spacey.

Ndryshe, fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar në muajt e fundit u përball me një sërë akuza për ngacmime seksuale.

Pas skandalit ai publikisht njoftoi se i takon komunitetit homoseksuale.