Portugalia po përballet me Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë të Grupit H.
Pa marrë parasysh rezultatin nga kjo sfidë, portugezët tanimë kanë siguruar plasmanin në rrethin e eliminimit direkt nga pozita e parë.
Horta kaloi vendasit në epërsi, derisa Kim Young-Gwon barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 27-të.
Megjithatë goli i koreanëve erdhi pas një asistimi pa dashje i Cristiano Ronaldos, duke bërë që rasti në fjalë të bëhet viral në rrjetet sociale.
Cristiano Ronaldo's first assist of the World Cup. ✅#POR | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/0n5RmzUP1r
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 2, 2022
Por përveç ‘asistimit’ te kundërshtari, Ronaldo është bërë viral edhe për një rast të artë që ka humbur përballë portierit korean.
Ishte minuta e 42-të e ndeshjes, kur portieri korean priti gjuajtjen e Hortas, por nga topi i kthyer Ronaldo gjuajti me kokë jashtë portës.
Të gjithë të pranishmit në stadium u befasuan se si mundi ta humbiste një rast të tillë Ronaldo, i cili njihet si një futbollist që nuk humbet raste të mira shënimi.
Kur kanë kaluar 65 minuta lojë sfida mes Koresë së Jugut dhe Portugalisë mbetet baras 1-1. /Telegrafi/
Toute chose a une fin mais toi on dirait tu veut pas la fin @Cristiano pic.twitter.com/cUsbllulgG
— Ammar…. (@AmmarAtal) December 2, 2022