Mbrëmë BDI e filloi fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti ku u prezentuan edhe kandidatët për deputet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Para të pranishmëve folën të gjithë bartësit e listave në të gjithë Njësitë Zgjedhore.
Ajo çka ra në sy ishte thirrja e Artan Grubit: UÇK, UÇK, UÇK ku edhe kërkoi mbështetje edhe nga të pranishmit në sallën ‘Boris Trajkovski’ por një mbështetje e tillë nuk erdhi nga të pranishmit./Telegrafi/