Ish-ylli i UFC-s, Ben Askren ka thënë se Conor McGregor nuk është pensionuar në të vërtetë, pasi dëshiron të përballet me Justin Gaethje.
Irlandezi njoftoi në fundjavën që shkoi se po pensionohet nga MMA, pasi sporti më nuk i ngjallte më atij emocion.
Por, Askren që u pensionua në dhjetor të vitit të kaluar nga UFC, beson se McGregor kërkon që t’i rrit fitimet e tij në përballjen e mundshme me kampionin e përkohshëm të MMA.
“McGregor nuk është pensionuar, ai po negocion. E shikoni, ai po negocion. Unë pres që të zhvillohet lufta mes Conor dhe Justin në Ishull në korrik”, ka shkruar ai.
Gaethje e mposhti javë më parë Tony Fergusonin, duke i marrë titullin e përkohshëm, ndërsa tani po kërkon kundërshtar.
McGregor kishte tentuar të bind kampion që të luftojë me të, mirëpo të dielën e javës së kaluar njoftoi se po pensionohet nga UFC për të tretën herë brenda katër vitesh. /Telegrafi/