Site icon Telegrafi

Asistueset dhe asistuesit më të mirë në konkurrencat respektive në elitën e basketbollit

(Foto: basketbolli.com)

Një nga basketbollistet më të trofeshme në Kosovë është Arbnore Përquku. Ajo ka fituar trofe në Prishtinë, Penzë e Bashkim, kurse tani është rikthyer te prishtinaset, ku i ndihmoi të shpallen kampione vjeshtore me dhjetë fitore dhe pa asnjë humbje.

Përveç lojës së mirë, Arbnorja njihet për vizionin dhe asistimet e saj. Në Superligën e Femrave ishte asistuesja më e mirë me 7.4 për ndeshje.

Pas saj ishte basketbollistja tjetër e Prishtinës, Aisia Robertson me 6.8. Era Shatri e cila kaloi nga Prishtina në Bashkim ka 5.7 asistime për ndeshje, ndërsa ish-basketbollistja e Prishtinës, tash e Bashkimit, Irma Konjusha ndodhet në vendin e katërt me 5.3 asistime për ndeshje.

Edhe tek asistimet, nuk kishte si të mungonte Rael Whitsitt e Penzës me 5.2 asistime për ndeshje.


Top 5 asistueset

Arbnore Përquku (Prishtina) 7.4

Aisia Robertson (Prishtina) 6.8

Era Shatri (Bashkimi) 5.7

Irma Konjusha (Bashkimi) 5.3

Rael Whitsitt (Penza) 5.2


(Foto: basketbolli.com)

Organizatorët janë truri i skuadrës dhe asgjë nuk do të funksiononte pa asistimet e tyre. Lojtari që bënë më shumë dhurata apo asistime për bashkëlojtarët e tij është Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 8.3 asistime për ndeshje, apo më të lartën në elitën e basketbollit të Kosovës.

Në vendin e dytë ndodhet organizatori turk i Pejës, Ilter Erdem me 7.3, ndërsa Altin Morina ka 6.7 asistime për ndeshje.

Organizatori i Trepçës, Amin Hot është në vendin e katërt me gjashtë asistime për ndeshje, ndërsa Top 5 e përmbyll Jan Palokaj i Sigal Prishtinës me 5.9 asistime për ndeshje, një sukses për të, pasi nuk luan në pozitën e organizatorit, megjithatë, ndihmon shumë skuadrën.


Top 5 asistuesit

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 8.3

Ilter Erdem (Peja) 7.3

Altin Morina (Rahoveci) 6.7

Amin Hot (Trepça) 6.0

Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 5.9


 

Exit mobile version