Site icon Telegrafi

Asiston Asllani, shënon Bajrami – dyshja shqiptare bashkëpunojnë për të tundur rrjetën e Interit

Empoli i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Interit në sfidën që po luhet në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë.

Derisa Alexis Sanchez kishte kaluar në epërsi Nerazzurët në pjesë të parë, mysafirët arritën t’i befasonin ata në të dytën.

Ishte minuta e 62-të, kur Krisjtan Asllani dhe Nedim Bajrami e krijuan një bashkëpunim të artë, për të tundur rrjetën e vendasve.

Asllani asistoi për Bajramin, duke i barazuar kështu shifrat në 1-1. /Telegrafi/

https://twitter.com/BilbiliMarco/status/1483914720113569801

Exit mobile version