Telegrafi

Asistim për t’i siguruar skuadrës së tij pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, Vrioni vendimtar në MLS

Një asistim vlen sa një gol dhe momentin që nuk shënon, atëherë Giacomo Vrioni di të jetë vendimtar edhe me asistime.

Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar në sfidën Chicago Fire – New England Revolution, por ka dhuruar një asistim shumë vendimtar.

Në derbin e futbollistëve shqiptarë vetëm Vrioni ishte në fushë për skuadrën mysafire, pasi Xherdan Shaqiri i mungoi Chicago Fires shkaku i kartonit të kuq xhiron e kaluar.

Megjithatë Vrioni dhuroi një asistim vendimtar për Christian Gil i cili shënoi nga jashtë zonës për të barazuar shifrat në 2-2.

New England Revolution ka marrë një pikë shumë të madhe në udhëtim, pasi me këtë pikë ata zyrtarisht kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’ të MLS.

Sa i përket Vrionit, në 31 ndeshje zyrtare ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/