Xherdan Shaqiri ka vazhduar të jetë protagonist në elitën e futbollit amerikan MLS me skuadrën e tij Chicago Fire.
Chicago ka luajtur në udhëtim te New York Red Bull dhe kanë marrë një fitore të madhe me rezultat minimal 0-1.
Minuta e 64-të e ndeshjes ka qenë vendimtare, pasi u realizua edhe goli i vetëm në këtë sfidë.
Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në këtë sfidë duke dhuruar një asistim të mrekullueshëm nga goditja e lirë, derisa Georgios Koutsias realizoi me kokë për 0-1
Obra de arte 🖼️pic.twitter.com/DyLqUbe4Ku
— Chicago Fire FC (@VamosFire) October 1, 2023
Gjilanasi luajti deri në minutën e 92-të dhe ishte më i miri në fushë nga të gjithë lojtarët që luajtën.
Për reprezentuesin zviceran ky ishte asistimi i pestë këtë edicion në MLS teksa ka shënuar edhe tre gola.
Shaqiri ka edhe dy gola e dy asistime në Kupë me fanellën e Chicagos duke qenë lojtari kryesor i kësaj skuadre. /Telegrafi/