Kim Kardashian ishte një zgjedhje e zgjuar e “Saturday Night Live” në lidhje me shikueshmërinë.
Pas hapjes së sezonit me vlerësimin më të keq në historinë e shfaqjes javën e kaluar, ylli televiziv tërhoqi shikueshmëri të mjaftueshëm për të rritur paksa numrin e tyre, dhe madje bëri shaka për uljen e shikueshmërisë në vitet e fundit si pjesë e monologut të saj të hapjes, shkruan DailyMail.
“Jam mësuar të kem 360 milionë ndjekës që shikojnë çdo lëvizje të mia, dhe sa njerëz shikojnë SNL? Si 10 milionë? Sonte është vetëm një natë e ftohtë për mua”, tha Kim gjatë prezantimit të saj.
Paraqitja e Kim në 9 tetor fitoi një vlerësim prej 3.8 familjarësh (drejtpërdrejt dhe të njëjtën ditë). Krahasimisht hapja e sezonit 47 me Owen Wilson më 2 tetor, mblodhi një arritshmëri prej 3.5 familje.
Duke përdorur javën e kaluar si bazë, përqindja e Kim përqindja rriti numrat e përgjithshëm me 8.5% dhe numrat demografikë me 23%.
Matjet shtëpiake janë të dhënat më të hershme në dispozicion dhe më tradicionale, por nuk përfshijnë transmetimin – i cili tani përbën një të katërtën e konsumit të përgjithshëm të televizionit në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi për prezantimin e shfaqjes nga Kim ishte ndoshta njoftimi më i bujshëm që nga ai i Elon Musk në Sezonin 46, duke tërhequr reagime të përziera nga fansat.
Monologu i hapjes së Kim përshiu disa deklarata të bujshme, pasi ajo bëri shaka për kasetën e saj seksuale, tha se ajo u divorcua nga Kanye West për shkak të personalitetit të tij, preku familjen e saj dhe operacionet plastike.
Ndërkohë, edhe nëna e saj Kris Jenner dhe motra e saj, Khloe Kardashian patën në një paraqitje të shkurtër në shfaqjen e famshme të “SNL”./Telegrafi/