Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore komode përballë Borussia Monchengladbachut (2-0) duke siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të sfidat e 1/8 së finales u zhvilluan në terren neutral, Puskas Arena të Budapestit, ndërsa që të dyja takimet i fitoi skuadra angleze dhe vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej (4-0).
Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të të takimit, pasi pranoi një top nga Riyad Mahrez dhe goditi në mënyrë fantastike nga jashtë zonës.
Nuk zgjati shumë (18’) dhe u shënua goli i dytë. Phil Foden e nxori për mrekulli Ilkay Gundoganin para portierit dhe mesfushori ishte i saktë.
Një tjetër rast shënimi në fraksionin e dytë e pati Riyad Mahrez, megjithatë në këtë gjysmë nuk u shënuan gola të tjerë.
Manchester City vazhdon në fazën tjetër të garës më të madhe evropiane për klube dhe do ta presë kundërshtarin e radhës në shortin për çerekfinale. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371918356866084865
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371919458810404871