Site icon Telegrafi

Ashtu si dhe vet emri i saj, Kaderit i buzëqesh fati dhe kap lulet e nuses në Big Brother VIP Kosova

Të premten në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, janë kurorëzuar si grua dhe burrë çifti Adri dhe Iliriana.

Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur në mbrëmjen e dasmës, ku festa dhe kërcimi nuk kanë munguar deri në orët e para të mëngjesit

Por, një nga momentet që ka vënë vulën e kësaj dasme të veçantë ishte ai kur nusja, Iliriana, hodhi lulet drejt beqareve të tjera në një rit tradicional që simbolizon fatin dhe martesën e radhës.

Kur një grup beqarësh u grumbulluan me shpresën për të kapur lulet, të gjithë sytë ishin të drejtuar te ata që tentonin të kapnin buqetën.

Ndër të gjithë beqarët e pranishëm, bukuroshja nga Prizreni, Kader, u bë qendra e vëmendjes kur, me një lëvizje elegante dhe të shpejtë, arriti të kapë lulet që fluturonin në ajër.

Momenti u bë edhe më i paharrueshëm pasi Ganiu, duke dashur të ishte ai që kapte lulet, u hodh me të gjitha forcat por pa sukses, duke i lënë ato të binin në duart e Kaderit fatlume.

@bigbrothervipkosova2023_ #bigbrotherkosovavip2 #kosova #kader #lumbardhi ♬ original sound – Dafina Zeqiri

Ironikisht, kjo ngjarje është përputhur në mënyrë të përshtatshme me kuptimin e emrit të Kader, që në shqip përkthehet si “destinim” ose “fat”.

Kader, me lulet në duar, ndoshta pa e ditur, ka simbolizuar shpirtin e festës dhe ka sjellë një nuanca të re për fatin dhe mundësitë që sjell dashuria. /Telegrafi/

Exit mobile version