Site icon Telegrafi

“ASHMAA zbulon raste të gjuhës së urrejtjes në media, por askush nuk ndërmerr masa”

“Prokuroria Themelore Publike dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi nuk ndërmarrin masat e nevojshme, për rastet që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar gjuhë të urrejtjes në disa media”.

Ky është përfundimi i konferencës së sotme me temë “Gjuha e urrejtjes në media”, në të cilën u promovua publikimi “Trupat rregullator për mediat dhe gjuha e urrejtjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emilija Petreska-Kamenjarova nga ASHMAA informoi se trupi rregullator gjatë periudhës së kaluar ka marrë aktivitetet e nevojshme për gjuhën e urrejtjes në media, por organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Publikimi që promovua sot është përpunuar nga përgatitur nga përfaqësues të trupave rregullator nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia, ku është vërejtur numër i madh i rasteve të gjuhës së urrejtjes tek mediat e rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version