Rezultatet financiare të funksionimit të Shërbimit të Transmetimit Publik dhe televizioneve dhe radiove komerciale për vitin e kaluar tregojnë se mediat e Maqedonisë vitin e kaluar shënuan humbje prej 96.91 milion denarë, thuhet në analizën e tregut për Shërbimet e Mediatike Audio dhe Audiovizuale për vitin 2018.
Në analizë, të përpunuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), tregon se në fund të vitit 2018, Radio dhe Televizioni i Maqedonisë raportoi humbje të funksionimit për herë të parë pas pesë vjetëve. Vitin e kaluar, të ardhurat nga RTVM-së u ulën me 8.44 përqind, televizionet komerciale për 4.52 përqind, dhe stacionet radiotelevizive për 3.60 përqind.
Të ardhurat nga reklamat që të gjithë transmetuesit bënë së bashku arritën në 1.346.06 milion denarë dhe në krahasim me vitin 2017, ato u ulën për 2.71 përqind. Nga këto, 34.33 milion denarë ishin të ardhura të RTVM-së, 1.203.95 milion denarë në televizionet komerciale dhe 107.78 milion denarë në radio stacionet komerciale.
Shpenzimet totale të bëra nga të gjithë transmetuesit në vitin 2018 arritën në 2.537.52 milion denarë, nga të cilat 971.03 milion denarë ishin shpenzimet e RTVM-së, 1.419.56 milion denarë për televizionet komerciale dhe 146.93 milion denarë për radiot komerciale./Telegrafi/