Telegrafi

ASHMAA ka realizuar analizë të tregut mediatik për vitin 2016 në Maqedoni

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka realizuar analizë për tregun e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2016 në Maqedoni.

Në këtë analizë, siç kumtoi ASHMAA, janë prezantuar të dhëna për numrin e rediodifuzerëve, performancat e tyre ekonomike në vitin 2016 (të ardhurat e përgjithshme, struktura e të ardhurave dhe struktura e shpenzimeve, rezultati financiar nga puna, si dhe numri mesatar i të punësuarve në marrëdhënie të rregullt pune) dhe të dhëna për shikueshmërinë e televizioneve dhe dëgjueshmërinë e radiostacioneve në vitin 2016.

Analiza është publikuar në faqen e internetit të ASHMAA dhe mund të lexohet në këtë link./Telegrafi/