Site icon Telegrafi

ASHMAA është kundër shpenzimit të mjeteve buxhetore për marketing të pushtetit në media

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) është shumë e shqetësuar për shkak të propozimeve për ndryshim dhe plotësimit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për të cilat këto ditë kishte reagime nga shoqatat dhe organizatat relevante .

Zgjidhjet e ofruara janë problematike nga shumë aspekte, duke filluar nga vetë definimi i fushatave nga interesi publik, mënyra e zbatimit të tyre dhe veçanërisht financimi i tyre me mjete nga buxheti shtetëror dhe nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Mediat kanë për obligim dhe përgjegjësi ndaj opinionit dhe këtë rol të tyre duhet ta kryejnë pa kompensim dhe pa kurrfarë ndikime. Me ndryshimet e propozuara, me mjete buxhetore do të paguhet për transmetimin e ideve dhe aktiviteteve të pushtetit qendror dhe lokal që sërish hap hapësirë për prishje direkte të pavarësisë redaktuese dhe pavarësisë së mediave, korruptimi i tyre dhe krijimi i marrëdhënies klienteliste dhe servile ndaj pushtetit.

Në Ligjin aktual për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale parashihet se fushatat nga interesi publik dhe apelet për bamirësi të transmetohen pa pagesë në programet transmetuese. Sipas standardeve, fushata me interes publik konsiderohen ekskluzivisht ato që kanë të bëjnë me tema të përfitimit më të gjerë social ose qëllimit altruist (si trafiku dhe siguria rrugore, detyrat qytetare, fushatat shëndetësore e kështu me radhë), pavarësisht se kush është porositësi.

Exit mobile version