Agjencia për shërbime mediale audio dhe audio-vizuale (ASHMAA) dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit 24Vesti. Nga ASHMAA thonë se sulmi mbi mediat profesionale është sulm direkt mbi demokracinë dhe lirinë e shprehjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sulmi mbi mediat profesionale është sulm direkt mbi demokracinë dhe lirinë e shprehjes në një shoqëri. Apelojmë të lejohen gazetarët që pa pengesa dhe me dinjitet ta kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi shoqërore”, thuhet në komunikatën e ASHMAA.
Kjo Agjenci është institucion i pavarur që punon pa përfitim dhe që ka detyrë të kujdeset për zhvillimin e pluralizmit të shërbimeve mediatike audio dhe audio-vizuale./Telegrafi/