Site icon Telegrafi

Ashley Graham publikon foto tërësisht e zhveshur, tregon strijat në muajt e fundit të shtatzënisë

Ashley Graham (Foto: Instagram)

Ashley Graham është e dashuruar marrëzisht në çdo gjë të sajën që ka të bëjë me shtatzëni.

Që pas lajmit se është shtatzënë, supermodelja 31-vjeçare, ka qenë duke e dokumentuar shtatzëninë e saj në rrjetet sociale, dhe shpesh ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme.

Të shtunën në mbrëmje, Graham ka publikuar një ‘selfie’ nudo në InstaStory, ku tregon gjithçka, përfshirë edhe strijat dhe transformimet që bëhen gjatë periudhës së lindjes.

Ashley Graham (Foto: Instagram)

Kur një fans e pyeti atë se nëse ajo është duke veshur taka edhe tani , ajo thotë se e ka menaxhuar mjaft mirë këtë pjesë të qëndrojë gjithë natën në to.
“Unë i veshi ato për natë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, ka thënë ajo.

Në imazhin komplet e zhveshur, Ashley thotë se është po ajo e njëjta, me disa ndryshime. “Njëjtë njëjtë me disa ndryshime”, është përshkrimi që ia ka vënë postimit ylli amerikan.

Kjo foto ishte realizuar me përkrahje të miqve të saj të ngushtë, përfshirë modelen Lily Aldridge dhe aktoren Niecy Nash.

Ashley Graham në muajt e fundit të shtatzënisë (Foto: Instagram)
Lexo po ashtu Ashley Graham do bëhet nënë për herë të parë

Ndërkohë, lajmi se është shtatzënë u bë i ditur në nëntëvjetorin e martesës me partnerin e saj, Justin Ervin. /Telegrafi/

Exit mobile version