Ashley Cole është rikthyer përsëri në klubin londinez Chelsea.
Ish-mbrojtësi i majtë anglez në moshën 38-vjeçare i ka dhënë fund karrierës si futbollist.
Anglezi luajti tetë vite te Chelsea, para se të transferohet te Roma në verën e vitit 2014.
Good to have you back, @TheRealAC3! ?
Watch our first interview with Ashley since he returned to Chelsea as a coach in the 5th Stand app!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 17, 2019
Gjatë karrierës së tij, Cole ka luajtur edhe për LA Galaxy, Derby County, Arsenal dhe Crystal Palace.
Tani ai është rikthyer te Chelsea ku do të fillojë në fushën e trajnimit.
Chelsea ia ka besuar pozitën e trajnerit në kategorinë U15, ku Cole synon të nxjerrë sa më shumë talent. /Telegrafi/